Rezultojnë pozitivë me koronavirus dy mjekë në një qendër shëndetësore në Tiranë

schedule10:18 - 29 Maj, 2020

schedule 10:18 - 29 Maj, 2020

Dy mjekë në qendrën shëndetësore numër 9 në Tiranë janë prekur koronavirusi. Ata janë testuar ditën e djeshme dhe mësohet se kanë rezultuar pozitivë, por nuk dihet gjendja e tyre.

Prej dy ditësh ata nuk janë paraqitur në punë, ndërkohë që janë marrë masat pë dezinfektimin e qendrës.

LEXO EDHE: Lushnja rikthehet në hartën COVID, katër të infektuar brenda ditës

Gjatë javës së fundit është shtuar numri i të prekurve, ku vatra kryesore vijon të jetë kryeqyteti./abcnews.al