Rezultoi pozitiv për Covid-19, Thaçi- Mustafës: Besoj se do ta tejkalosh me lehtësi këtë sfidë

schedule22:52 - 10 Korrik, 2020

schedule 22:52 - 10 Korrik, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejt, kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës i cili ditën e sotme rezultoi pozitiv për Covid-19.

Thaçi, po ashtu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se beson se Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sëmundje.

“Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryeministrit Isa Mustafa i uroj shërim të shpejtë me rastin e daljes pozitiv me virusin Covid-19. Besoj që nën kujdesin personal dhe mjekësor z. Isa Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë”, shkruan presidenti kosovar në postimin e tij.

Kujtojmë këtu se ditë me parë me koronavirus janë infektuar edhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. /abcnews.al/