Vila e shekullit të 17-të, në pronësi të George dhe Amal Clooney është kthyer në një “ishull” si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Tamiz në Berkshire të Anglisë. Fotografitë e publikuara nga mediat e huaja tregojnë një pellg me ujë në buzë të kopshtit të shtëpisë së tyre.
Sidoqoftë, rezidenca është pak më lart se kopshti, kështu që rezidenca nuk është prekur nga përmbytjet. Ndërkohë, autoritetet kanë ngritur alarmin për reshje më të dendura gjatë fundjavës në këtë zonë. Banorët që jetojnë pranë Clooneys thanë se përmbytja ishte nga më të këqijtë që kishin parë në shumë vite. /abcnews.al