Revolucion në Kupën e Italisë, tani vetëm me ekipe të Serie A dhe B

schedule09:12 - 6 Maj, 2021

schedule 09:12 - 6 Maj, 2021

Formati i Kupës së Italisë do të ndryshojë sërish sezonin e ardhshëm, pasi do të marrin pjesë vetëm 40 klube, nga Serie A dhe Serie B, duke hequr nga konkurrimi klubet e Serie C dhe Serie D në fazat e hershme.

Asnjë nga këto klube vjet nuk ia doli të kualifikohej në raundin e katërt dhe në Itali kanë menduar të bëjnë një ndryshim. “Calcio e Finanza” raporton se në Kupë do të marrin pjesë 20 ekipe nga Serie A dhe 20 nga Serie B.

Garimi do të nisë nga 15 gushti dhe 12 prej klubeve të Serie A do të luajnë që në fillim. Pjesa tjetër, e ekipeve të kreut, do të futen në garë në Raundin e 16-të.

Në takimin e Lega është diskutuar për Kupën dhe këto ndryshime thuhen se janë bërë për ta bërë kompeticion më tërheqës për shikuesit dhe për të drejtat televizive. /abcnews.al