Revanshe dhe java e derbit të kryeqytetit, FSHF zbulon planin e aktit të 24-t

schedule08:58 - 9 Mars, 2021

schedule 08:58 - 9 Mars, 2021

Kategoria Superiore mbylli dje javën e 23-të, ndërsa e radhës nuk vonon shumë. Të premten rikthehen skuadrat në fushë, kur do luhen dy ndeshje. Në orën 13:00 Vllaznia pret Bylisin në “Loro Boriçi”.

Shkodranët vijnë pas barazimit me Kukësin, teksa në tetë javët e fundit numërojnë vetëm një fitore, atë ndaj Apolonisë me rezultat minimal. Fitorja me Bylisin është më shumë se detyrim për pikë, por edhe për anën psikologjike.

 

Në të njëjtën orë në “Elbasan Arena” Kukësi sfidon Apoloninë. Kjo e fundit dje i mori barazim Laçit dhe tregoi se ka forcën të bëjë dëme ndaj çdokujt. Kukësi duhet të fitojë për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Europa League.

E shtuna është dita e madhe. Luhet derbi i kryeqytetit. Në “Selman Stermasi” Tirana pret Partizanin dhe kërkon të marrë revanshin e humbjes së fundit. Të kuqtë janë në krizë rezultatesh, ndërsa bardheblutë shkojnë në derbi me tre suksese radhazi.

 

Në të njëjtën orë pretendentët për titull, Laçi sfidon Skënderbeun në Korçë. Skuadra e Memellit javën e shkuar mundi Partizanin me plot meritë dhe mund t’i bëjë dëm edhe kurbinasve. Ndeshja e fundit e javës së 24-t është në Durrës, ku Teuta sfidon Kastriotin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!