“Respektoni rregullat”, Vllaznia mesazh për tifozët!

schedule12:46 - 17 Tetor, 2019

schedule 12:46 - 17 Tetor, 2019

Vllaznia pret Partizanin të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi”. Nga nesër do të dalin edhe biletat në shitje, ndërkohë që pritet që numri i tifozëve në këtë ndeshje të jetë i lartë. Rivaliteti mes skuadrave nxit shkodranët të jenë krah ekipit të tyre.

Gjithashtu edhe ecuria pozitive në këtë fillim kampionati bën që interesimi në Shkodër të jetë i madh. Klubi së fundmi ka dalë me një njoftim në lidhje me sendet që nuk lejohen në stadium.

Ndër të tjera njoftohet se hyrja në stadium do të nisë prej orës 15:30 dhe bëhet thirrje që të respektohet orari, për të mos shkaktuar radhë dhe vonesa. Vllaznia-Partizani nis prej orës 17:00.  Sa i takon çmimit të biletave, ato variojnë nga 300 në 1000 lekë. /abcnews.al