Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme, mëngjesin e sotëm në fshatrat Murqin e Mallkuç, të Njësise Administrative Bubq në bashkinë e Krujës, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati. Për pasojë janë përmbytur 50 ha tokë. Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së mbrojtjes, uji nuk ka arritur në qendrat e banuara dhe aktualisht prania e tij po pakësohet.
Situata vazhdon të monitorohet nga forcat e bashkisë Krujë. Duhet thënë se kjo është një zonë e cila përmbytet në çdo rast që reshjet e shiut kanë intensitet, për shkak se ndërtimet që janë bërë aty kanë dëmtuar të gjithë sistemin e kanalizimeve../abcnews.al