Reshjet krijojnë probleme në urën e Drinit

schedule15:08 - 24 Shtator, 2019

schedule 15:08 - 24 Shtator, 2019

Reshjet e shiut kanë rënë me intensitet të lartë në Kukës dhe probleme ka patur në Rrugën e Kombit. Ndërkohë prurjet e lumenjve kanë qenë të pakta dhe nuk kanë ndikuar fare në nivelin e liqenit të Fierzës.

Në urën e lumit Drin në Rrugën e Kombit mjetet kanë lëvizur me vështirësi. Punimet për riparimin e saj, të cilat nisën vetëm disa ditë më parë, u dëmtuan nga reshjet e forta.

Inerte dhe mbetje të tjera ishin prezente. Uji mbuloi gjithçka në këtë segment rruge edhe elementet metalike të urës. Mjetet e kompanisë sipërmarrëse po punojnë për të shmangur avaritë e mundshme.

Ndërkohë bllokime të turbinave dhe kanaleve kulluese janë vënë re në qytetin e Kukësit, kryesisht në vendgrumbullimet pranë kolektorit kryesor të ujërave të bardha dhe në rrugët e brendshme të lagjeve.

Por reshje nuk ka patur në zonat malore të Kukësit. Prurjet e lumenjve që furnizojnë Fierzën kanë qenë normale dhe të papërfillshme.

Liqeni i Fierzës vijon të ruajë kuotat minimale prej 278 metra me prurje që nuk i kalojnë 80 metër kub ujë në sekondë, por kjo mbetet në varësi të intensitetit të reshjeve në vijimësi./ABC News albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!