Reshjet e shiut bëhen shkak për aksident në aksin Memaliaj-Mallakastër, plagosen disa persona

schedule20:05 - 12 Gusht, 2022

schedule 20:05 - 12 Gusht, 2022

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër në afërsi të fshatit Qesarat.

Shiu i rënë ka shkaktuar një varg përplasjesh të mjeteve në kthesen afër Qesaratit. 3 automjete janë përplasur  dhe janë plagosur lehtë personat që ndodheshin brenda tyre. Po ashtu ka pasur dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /abcnews.al