Reshjet e dendura të shiut, OSSH: Rrjeti i shpërndarjes elektrike i dëmtuar në këto zona

schedule11:06 - 8 Janar, 2021

schedule 11:06 - 8 Janar, 2021

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vend. Në njoftimin e OSSH thuhet se gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit të sotëm situata sa i përket energjisë elektrike paraqitet e përkeqësuar në Lezhë, Shkodër, Tropojë, Laç, Rreshen dhe rajoni Gjirokastër.

“Për shkak të motit të keq, me reshje shiu intensive dhe shkarkime atmosferike, gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, rrjeti i shpërndarjes  elektrike në disa zona në vend ka pësuar dëme.

Situata paraqitet e përkeqësuar në Lezhë, Shkodër, Tropojë, Laç, Rreshen dhe rajoni Gjirokastër.

Terreni i vështirë e ka bërë jo të lehtë punën e punonjësve të OSSH, megjithatë grupet e avarisë po angazhohen pa ndërprerje për rikthimin e normalitetit në furnizimin me energji në të gjitha zonat e prekura nga defektet. Rëndësi të veçantë i është kushtuar furnizimit pa ndërprerje të hidrovoreve, spitaleve dhe institucioneve publik”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al