Reshjet e borës, ndërpritet mësimi në qarkun e Kukësit

schedule12:54 - 1 Mars, 2018

schedule 12:54 - 1 Mars, 2018

Edhe në Kukës nisi ndërprerja e procesit mësimit për të gjitha shkollat dhe kategoritë. Vendimi i DAR Kukës erdhi për shkak të uljes së numrit të frekuentuesve dhe mos sigurimit të transportit për mësuesit në zonat e thella si pasojë e reshjeve të borës. Reshjet e borës vijojnë herë pas here, por jo me intensitet të lartë, kurse  temperaturat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme, duke kaluar në vlerat pozitive. Rruga e Kombit ka akses të vazhdueshëm dhe qarkullimi nuk është ndërprerë. Gjatë 24 orëve të fundit janë hapur rrugët që lidhin Kukësin edhe me njësitë administrative Malzi, Topojan, Terthore, Kolsh, Shtiqen,Bicaj, por vijojnë të jenë të bllokuara Arrni, Kalisi, Bushtrica, Grykecaja për të cilat po punohet. /abcnews.al