Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshje shiu në Korçë/ Problematika në rrugë, rrëzohet një pemë mbi automjet (VIDEO)

schedule19:44 - 30 Qershor, 2026

schedule 19:44 - 30 Qershor, 2026

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar problematika në disa zona të qarkut të Korçës por më së shumti në bashkinë e Maliqit.

Sipas raportimeve nga terreni, era ka rrëzuar pemë ndërsa njëra prej tyre ka rënë mbi një automjet.

Punonjësit e shërbimeve janë në terren dhe po punojnë për heqjen e pemës nga automjeti, si edhe për pastrimin e rrugës.



Ndërkohë, në fshatin Orman të bashkisë Maliq është regjistruar breshër.

Reshje breshëri janë raportuar edhe në një fshat të bashkisë Kolonjë, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për evidentimin e dëmeve të mundshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!