Edhe në Durrës kanë nisur reshjet e borës. I gjithë qyteti është veshur me bardhësi. Si pasojë e reshjeve të borës nuk janë shfaqur probleme në qarkullim. E parashikuar edhe nga sinoptikanët, qyteti nisi të zbardhet rreth orës 06:00 të mëngjesit. Reshjet e borës në Durrës nuk janë diçka e zakonshme. Rreth një vit më parë qyteti u zbardh dy herë me radhë pas 7 vitesh. /abcnews.al