Kreu i qeverisë Edi Rama ka replikuar me qytetarët të cilët kanë dalë pro dhe kundër vendimit për vendosjen e maskës me detyrim në ambiente të hapura. Rama tregon shembujt e dy shteteve europiane të cilët zbatojnë masa të rrepta për të parandaluar koronavirusin. Ai kujton një “barcaletë” ku në Suedi distanca prej tre metrash konsiderohet e vogël nga suedezët.
“Suedia është rast unikal në planet dhe nuk doli kot edhe ajo barcaleta qe kur u thane suedezeve do rrini 3 m larg nga njeri – tjetri thane po pse do na afroni kaq shume”, shkruan Rama.
Ndërsa duke replikuar me një qytetar shqiptar që jeton në Gjermani, Rama shprehet se me hyrjen e nëntorit ka gjasa që Merkel të vendosë një mbyllje të vendit.
“I lumi ti me këtë po sa të hyjë nëntori tash po i sheh “inatin e Merkelit” dhe “idealet demokratike” kur të të mbyllin prapë aty ku je! Zot i madh, edhe në mes te Europes disa shqipo vazhdojne te mendojne e te flasin sikur jetojne ne hene, nderkohe qe bota s’po di nga t’ua mbaje me kete virus te mallkuar!”, shkruan Edi Rama./mv. abcnews.al