Rama kujton pandeminë e frikshme të 1918-ës: Nga sot, maska e detyrueshme kudo!

schedule07:19 - 15 Tetor, 2020

schedule 07:19 - 15 Tetor, 2020

Qeveria shqiptare në kuadër të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit këtë të enjte të 15 tetorit e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës së çdo ambient.

Kryeministri Edi Rama përmes disa fotove të publikuara në Facebook, sjell në vëmendje pandeminë e vitit 1918 zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz dhe shkak për këtë ishte mosrespektim i masave mbrojtëse.

Shefi i qeverisë me këtë postim u kujton qytetarëve që të mos dalin pa maskë nga shtëpia.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri. e.su./abcnews.al

MIRËMËNGJES 😊dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona,…

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 14. Oktober 2020