Policia ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë euro për çdo person që jep informacion që mund të çojë në kapjen e efektivit Erion Goxhara, autorit te plagosjes se 45-vjecarit Lorenc Kosta të hënën në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Sipas policisë, Goxhara është shpallur në kërkim për vrasje me paramendim e mbetur në tentative dhe armë mbajtje pa leje.
Forcat speciale RENEA dhe ato të sigurisë kombëtare vijojnë kërkimet për kapjen e ish-kolegut të tyre që mendohet se fshihet në periferi të Tiranës në zonën e Dajtit. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë ky është momenti kur polici Erjon Goxhara qëllon me plumba pistolete Lorenc Kostën duke e lënë të plagosur. Sipas hetimeve ka rezultuar se autori e ka xhiruar me celular të plagosurin dhe videon ia ka dërguar kunatit të tij. Po ashtu menjëherë pas ngjarjes Polici ka telefonuar djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rreth-rrotullimi i shkozës ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së freskut. Në zonën e freskut ai është dalluar nga disa punonjës policie civil të cilën e kanë ndjekur me vrap, por polici i kufirit ka mundur të largohet. Ngjarja e rëndë dyshohet se erdhi pas një konflikti për motive xhelozie që punonjësi i policisë së kufirit, kishte me të plagosurin, pasi bashkëshortja e efektivit punonte në të njëjtin institucion me të.
/abcnews.al


