Nëse paradite nuk u raportua nga Ministria e Shëndetësisë asnjë rast i ri me Covid-19 në Shkodër, pasdite situata është rënduar.
Burime të ABC News tregojnë se bilanci i të infektuarve në Shkodër është shtuar me 6 të infektuar të rinj.
Mësohet se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, mes tyre një infermiere, dhe një punonjës i burgut të Reçit. 4 të tjerë janë qytetarë.
ABC News ka mësuar se punonjësi i burgut është polic i togës së shoqërimit në Reç të Malësisë së Madhe.
Burime për ABC News raportojnë se polici i burgut ka lidhje farefisnore me të infektuarit në Shirokë, një prej tyre punonjëse e fasonerisë që është pozitive prej disa ditësh.
Kështu, Shkodra ka rritur numrin e të infektuarve me koronavirus.
Ndërkohë sa i përket të infektuarve, pesë prej tyre janë ritestuar dhe janë konfirmuar me Covid-19.
Ata i përkasin familjes në lagjen Dobraç të Shkodrës./abcnews.al