Rëndë nga koronavirusi menaxheri në Korçë, tek lokali i tij u zhvillua festa e 8 marsit

schedule12:02 - 22 Mars, 2020

schedule 12:02 - 22 Mars, 2020

Edhe qyteti i Korçës është tashmë i prekur nga koronavirusi, duke e zgjeruar hartën e përhapjes së virusit që ka prekur vendin tonë.

Gazetarja Lediona Xheladinaj tha për “ABC News” se nga burime konfidencile mësohet se 33-vjeçari emri të cilit nuk bëhet i ditur, disa ditë më parë ka qenë i shtruar në spital.

“33 vjeçari është menaxher i një lokali nate. Gjithashtu mësohet se ai ka bërë analizën e cila herën e parë rezultoi negative. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe nga një analizë e dytë u konfirmua se ishte i prekur nga COVID-19.

Deri tani nuk thuhet se kanë lidhje me njeri-tjetrin, apo të jenë të afërm. Personat e prekur nga koronavirusi janë transportuar me ambulanca të ndryshme në Tiranë.

Bëhet fjalë edhe për dy të moshuar, njëri prej tyre  79 vjeç ndërsa për personin tjetër e cila është një grua nuk bëhet e ditur mosha. Mësohet se gjendja e 33-vjeçarit e tij ka qenë tepër e rënduar.

Bëhet fjalë për një person që ka pasur kontakte të shumta edhe me persona të tjerë. Edhe në datën 8 mars në ambientet e lokalit të tij është organizuar një festë. Tashmë ai ndodhet Spitalin e Infektivit”, raporton gazetarja

Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë janë raportuar edhe të dhënat e reja për situatën mbi koronavirusin, ku për 24 orë janë shtuar 13 të infektuar. Kështu Shqipëria shkon në 89 raste me koronavirus.

Bëhet e ditur se deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 63 qytetarë
    • Durrës 6 qytetarë
    • Lushnje 2 qytetarë
    • Elbasan 2 qytetarë
    • Fier 8 qytetarë
    • Rrogozhinë 2 qytetarë
    • Kavajë 3 qytetarë
    • Korçë 3 qytetarë

Ndërkohë janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!