Universiteti i Shkodrës me vendim të Rektoratit të datës 29 Janar, ka vendosur që të gjithë studentët ti rikthehen auditoreve më 4 Shkurt.
Në mbledhjen e fundit Rektorati ka miratuar strukturën e re të mësimit dhe i është lënë detyrë të gjithë dekanëve të marrin masa për të garantuar procesin mësimor.
Ndërkohë që ftohen të gjithë studentët e ngujuar të fakultetit Juridik, Ekonomik dhe të Shkencave të Edukimit që të rikthehen në mësim.
Prej 9 ditësh ata qëndrojnë brenda ambienteve të fakulteteve dhe kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre./abcnews.al