Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekordi tjetër i “Michael”/ Filmi biografik me fitimet më të larta, kalon edhe “Oppenheimer”

schedule19:39 - 29 Qershor, 2026

schedule 19:39 - 29 Qershor, 2026

Filmi biografik i Antoine Fuqua për Michael Jackson është bërë filmi biografik me fitimet më të larta në historinë e kinemasë, duke fituar 977.4 milionë dollarë në të gjithë botën dhe duke tejkaluar filmin fitues të çmimit Oscar, Oppenheimer të Christopher Nolan.

Oppenheimer fitoi 975.8 milionë dollarë në të gjithë botën, sipas Box Office dhe mori shtatë çmime Oskar, duke përfshirë Filmin më të Mirë dhe Regjisorin më të Mirë.

Më herët këtë muaj, Michael kaloi Bohemian Rhapsody si filmi biografik muzikor me fitimet më të larta. Tani në javën e 10-të në kinema, shifra prej 1 miliard dollarësh duket pothuajse e pashmangshme.



I publikuar në prill të vitit 2026, filmi Michael ndjek ngritjen e Michael Jackson nga një yll si fëmijë me The Jackson 5, në rrugën e tij për t’u bërë “Mbreti i Popit”. Pavarësisht suksesit të tij në kinema, filmi është kritikuar ashpër pasi nuk ka prekur disa prej aspekteve më problematike të jetës së Jackson.

Reagimi negativ ndaj filmit erdhi pasi në të nuk u përfshinë akuzat për abuzim seksual me fëmijë të bëra kundër yllit para vdekjes së tij në vitin 2009. Sipas raportimeve, një version më i hershëm i filmit trajtoi këto akuza, por avokatët e familjes bënë që të mos përfshiheshin në film.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!