Rekord viktimash e të infektuarish, këto janë 3 vatrat e nxehta të Covid-19 në botë

schedule14:37 - 1 Korrik, 2020

schedule 14:37 - 1 Korrik, 2020

Koronavirusi kaloi për herë të parë nga kafshët tek njerëzit në Kinë dhe më pas Evropa ishte “vatra më e nxehtë” e pandemisë për disa muaj. Por tashmë, situata kritike paraqitet të jetë në Brazil, Meksikë dhe Indi.

Në 24 orët e fundit, Brazili regjistroi 1.280 vdekje të tjera, Meksika 648 ndërsa India 507 vdekje.

Autoritetet e Shëndetit në Brazil njoftuan se 33.846 rastet e reja janë regjistruar në 24 orët e fundit ndërsa totali i të infektuarve në vend është rritur në 1.402.041. Ndërsa, bilanci total i viktimave është 59.594. Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 280.380 raste dhe 14.763 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë tejkalon 10 mijë numri i vdekjeve në Rio de Janeiro i cili është rajoni më i prekur nga pandemia pas Sao Paulo-s. Virusi në Rio de Janeiro popullsia e të cilit tejkalon 16 milionë ka shkaktuar vdekjen e 10.080 personave dhe ka prekur 112.611 të tjerë.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet tashmë si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Ndërsa, në Meksikë numri i të infektuarve është rritur në 226.089. Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 648 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave në vend rritet në 27.769.

Po ashtu, brenda ditës janë regjistruar edhe 5.432 raste të reja është rritur në 226.089 numri  total i të infektuarve.

Kurse në Indi është rritur në 17.400 numri i vdekjeve nga koronavirusi.

Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 18.653 raste të reja duke e rritur në 585.493 totalin e të infektuarve. Me 507 vdekjet e reja, rritet në 17.400 numri i viktimave nga Covid-19. /abcnews.al/