Rekord historik, Trent-Alexander Arnold po shkëlqen në Premier League

schedule18:09 - 25 Shkurt, 2020

schedule 18:09 - 25 Shkurt, 2020

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, po vazhdon të vendosë rekorde në Premier League. Talenti bëri një ndeshje të shkëlqyer mbrëmë kundër West Ham, duke dhënë dy asiste dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të triumfojë me rezultatin 3-2.

Këto dy asiste, e çuan totalin e mbrojtësit në 12 në Premier League, duke u renditur i dyti pas Kevin De Bruyne. Me 12 asiste, Arnold vendos një rekord historike, duke qenë mbrojtësi i vetëm në historinë e Premier League që arrin një kuotë të tillë.

Me 11 ndeshje deri në fund të kampionatit, Arnold ka mundësinë të shtojë edhe më shumë këtë rekord, duke e bërë të pakapshëm për ndjekësit e tij. Një lojtar fantastik./abcnews.al