Reja: Çekiçin po e ndjek, Trashi ka bërë ndeshje të shkëlqyera

schedule23:04 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 23:04 - 9 Dhjetor, 2019

Edoardo Reja, i ftuar në studion e “Pressing”, foli për Lorenc Trashin, afrimet në kombëtare nga kampionati Superiore dhe për një grumbullim të mundshëm të Endri Çekiçit.

TRASHI – “Lorenc Trashi që kur ka ardhur në stërvitje, më ka pëlqyer. I kam thënë të presë, të rrijë gati për Shqipërinë, pasi unë nuk e kam grumbulluar gjithmonë. Është një lojtar cilësor, i kam thënë të presë momentin e tij dhe ai pranoi. Më pas luajti dhe bëri një paraqitje shumë të mirë. Për të tjerët, po shikojmë nëse kemi ndonjë rast që mund ta konsiderojmë”.

SUPERIORE – “Dëshira jonë është që të shohim në veprim lojtarë që luajnë në Shqipëri. Unë kur kam mundësinë, vij dhe i shoh. Edhe Bulku më thërret kur ka ndeshje të rëndësishme në Shqipëri. Ne nuk rrimë në shtëpi gjatë javës, kemi takimet tona, shëtisim nëpër Europë, studiojmë lojtarë që mund të vijnë në kombëtare. Të gjithë janë të monitoruar, edhe të atyre që vijnë në Shqipëri. Unë i kam skedat e të gjithë lojtarëve që luajnë në Shqipëri”.

ÇEKIÇI – “Është një lojtar me dhunti nga ana teknike. Ka një rol që nuk e kam kuptuar: Është mesfushor qendre apo fantazist? Godet mirë goditjet standarde, do ta studiojmë. Jemi aty, po e ndjekim. Nëse përmirësohet dhe pak nga ana fizike, do të ishte më mirë”./abcnews.al