Rehabilitohet lumi Zezë në Fushë Krujë, Rama inspekton punimet

schedule15:50 - 1 Tetor, 2019

schedule 15:50 - 1 Tetor, 2019

Lumi Zezë në Fushë Krujë nuk do të përmbysë më zonat përreth shtratit të tij. Kryeministri Rama inspektoi punimet, por kritikoi projektin për mungesë gjelbërimi dhe mos prishjen e disa ndërtimeve afër shtratit.

Ky është Lumi Zezë…

Çdo dimër ai kthehej në një shqetësim për banorët e Fushë Krujës, duke shkaktuar përmbytje sa herë binin reshje…

Por, ky dimër pritet të jetë ndryshe pasi, shtrati i lumit është rehabilituar.

Kemi prekur tre pikat kryesore më delikate të lumit, Aramerasin në jug të Fushë-Krujës, urën ku ka pas dalë çdo vit uji dhe hapjen e grykës në dalje të lumit në veri të Fushë Krujës. Në këto  tre pika që kemi bërë ndërhyrjen më të shpejtë kemi bërë të mundur që të mos dali uji kësaj radhe, kur kanë qenë edhe reshjet më rekord 140 milimetra ujë në 5 orë brenda një dite.”

Kryeministri nuk u duk i kënaqur me projektin dhe kërkoi korrigjime.

Është mirë të bëhet një sistemim që të mos jetë një histori ferrash dhe ndërhyrjesh, është mirë që të bëhet një sistemim nga të dy anët, me vendos edhe një brez të gjelbër pemësh. Nuk është thjeshtë nga ana estetike, por edhe aspekti mjedisor. Edhe ato godinat që hyjnë dhe fusin hundën në shtrat duhen prishur, nuk mund të vazhdojnë të rrinë ashtu,” – u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se përfundimi i  projektit do t’i japë një dimension të ri infrastrukturës së zonës./ABC News Albania 24/7