Regjistrohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Kosovë

schedule22:03 - 6 Korrik, 2020

schedule 22:03 - 6 Korrik, 2020

Një tjetër viktimë është regjistruar ditën e sotme në Kosovë. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një 84-vjeçare nga komuna e Fushë Kosovës.

E moshuara, e cila nuk ishte e shtruar në spital, njoftohet se ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

“Sot në orët e pasditës kemi edhe një rast me fatalitet në Komunën e Fushë Kosovës, bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, është 84-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë, virusit COVID-19. Sipas informacioneve nga stafi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e ndjera ka vuajtë edhe nga sëmundje të tjera, me të cilat është përballur. Ka qenë në shtëpi duke marrë trajtim.”

Ky është rasti i tretë i konfirmuar në Kosovë gjatë ditës së sotme. Në orët e fundit ka ndërruar jetë një i moshuar nga Podujeva dhe një e moshuar nga Gjakova për të cilën u tha se kishte gjetur vdekjen nga një sëmundje tjetër, dhe më pas u zbulua që kishte dhe Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!