Regjisori i mirënjohur, Piro Milkani ka botuar librin e tij biografik “E pabesueshme, por e vërtetë” në gjuhën çeke. Si pasojë, ai e ka promovuar dhe në Çeki, vend ku ndoqi studimet e larta. Me këtë rast, Milkani ka tërhequr dhe diplomën e fakultetit pas 63 vitesh, dhe pas shumë peripecirash.
“Do t’ju them një gjë të vërtetë dhe të pabesueshme, në mëngjesin e asaj dite, unë shkova në Fakultetin e Filmit dhe Televizionit ku kisha studiuar dhe isha diplomuar 63-vjet më përpara. Unë sot shkova dhe më dorëzuar diplomën time pas 63-vitesh. Unë u ktheva në Shqipëri dhe solla në një film artistik në Kinostudio me titullin “Urrejtja” dhe aty kishte ardhur të asistonte dhe regjisori, dhe sapo erdha në Shqipëri, i bëra letër fakultetit se mendoja që në shtator do shkoja të merrja diplomën. Fakulteti mu përgjigj për çdo gjë që të keni, veproni përmes Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, nënteksti ishte i qartë, marrëdhëniet Shqipëri-Çekosllovaki ishin ftohur plotësisht dhe nga 200 studentë që ishin në atë kohë, asnjë nuk u kthye, fatkeqësisht unë e mbarova fakultetin, por diplomën nuk e mora. Kaluan 30 vjet dhe kur rrugët u hapën, shkova në Fakultet dhe takova aty shokun tim, i cili ndërkohë kishte marrë çmimin Oscar dhe ishte shef katedre, më tha diplomën e ke këtu dhe u shty, u shty si një porosi nga zoti, Pirro merr diplomën dhe e mora, me që ishte akti i fundit jetës sime, botimi i një libri dhe e mora diplomën pas 63 vitesh”, tregoi regjisori në emisionin “Pas Mesnate”./abcnews.al