Reforma zgjedhore, Schütz: Opozita të kthehet në parlament

schedule17:35 - 9 Tetor, 2018

schedule 17:35 - 9 Tetor, 2018

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë prezantuar në në Kryesinë e Kuvendit paketën e amendimeve të Kodit Zgjedhor. Ambasadorja gjermane Susanne Schütz i kërkoi opozitës që të kthehet në parlament për të vijuar me reformën zgjedhore.

Reforma e Kodit Zgjedhor shqiptar e ka prodhuar një document por kjo nuk është e mjaftueshme për hapin që do të hedhë Shqipëria në integrimin e saj evropian. Është ambasadorja gjermane që I bën thirrje edhe opozitës të lërë mënjanë qëndrimin bllokues.

Susanne Schütz, ambasadore e Gjermanisë:“Ne presim që të gjithë grupet parlamentare, duke përfshirë edhe opozitën të kthehen në Parlament për të vijuar menjëherë edhe me reformën zgjedhore”.

Pas gjashtë tryezave ku janë diskutuar rekomandimet e OSBE/ODIR dhe çështje të tjera politikë Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore paraqiti paketën e amendimeve të Kodit Zgjedhor.

“Ky draft pasqyron konkluzionet e këtyre takimeve të hapura, rekomandimeve të OSBE/ODIR, dhe nuk kemi përfshirë në këto amendime, dy çëshje që vijnë si rezultat i kërkesave nga PS-PD dhe përkatësisht çështjet që lidhen me përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe mundësimin e votimit të shqiptarëve që votojnë jashtë Shqipërisë”.

Qëllimi pse organizohet ky takim sipas bashkëkryetarit Çuçi është të sqarojë kalendari i komisionit do të vazhdojë pavarësisht bojkotit të opozitës.

Bledi Çuçi, deputet i PS: “Pavarësisht bojkotit të opozitës ne duhet të ndjekim kalandarin se nuk ka shumë kohë për të kapur detyrimin ligjorë që kemi që të mbyllim çdo ndryshim të Kodit Zgjedhor, gjashtë muaj para zgjedhjeve të radhës”.

Draftin e amendimeve, socialisti Çuçi e prezantoi mbi tre ndryshime kryesore: në drejtim të depolitizimit të komisioneve zgjedhore në nivel KZAZ-je dhe në nivel KQV-je, si çështje të financimit të fushatës dhe financimit të partive politike dhe së treti në drejtim të garantimit të ekuilibrit gjinor./abcnews.al