Reforma zgjedhore/ Partitë e vogla, klimë mosbesimi ndaj PS-PD

schedule15:56 - 20 Prill, 2018

schedule 15:56 - 20 Prill, 2018

Ndërsa Reforma Zgjedhore është detyrim për t’u përmbushur nga politika, partitë e vogla parlamentar kanë një klimë mosbesimi ndaj më të mëdhenjve. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchard bën apel për një reformë zgjedhore të plotë dhe të përfunduar në afat.

Reforma zgjedhore ka bërë bashkë Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, por jo partitë e vogla. Në ditën e parë të punës të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore kundërshtitë mes të mëdhenjve e të vegjël nisën nëse duhet të rrijë apo të iki media nga salla.

Dy bashkëkryetarët Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi e kërkuan largimin e medias pasi e kishin thënë fjalën e tyre publikisht dhe kërkuan të vazhdojnë sipas axhendës së miratuar bashkarisht.

Por kjo për përfaqësuesit e partive të vogla është indiferencë ndaj mendimit të tyre. Pavarësisht debateve vendimi i fundit i takoi dy partive më të mëdha në vend.

Në mbledhjen e parë të komisionit të posacëm për reformën zgjedhore kryetari i prezencës, ambasadori Bernd Borchardt, theksoi edhe një herë rekomandimin për një reformë të plotë dhe në kohë, e cila do të trajtojë të gjitha rekomandimet e papërmbushura të OSBE/ODIHR-it nga tri zgjedhjet e fundit.

Ai u ndal te çështja e blerjes së votës, duke thënë se prezenca e OSBE-së po i ndjek me shumë vëmendje rastet e denoncuara në prokurori dhe shpreson të ketë më shumë padi dhe vendime gjykate./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!