Reforma zgjedhore, Ferhati: Opozita e rrugës ka mundësinë të dialogojë

schedule19:57 - 3 Korrik, 2019

schedule 19:57 - 3 Korrik, 2019

“Mundësia për dialog është gjithmonë, po nuk mund të jetë pafundësisht”. Është kjo përgjigjia që dha deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati në studion e Mbrëmje ABC News të Mirela Milorit, e pyetur nëse do të ketë dialog pa kushte me opozitën sa i takon reformës zgjedhore.

“Ne kemi qenë gjithnjë të hapur për dialog, kemi bërë gjithnjë ftesë për dialog ndaj opozitës që është në rrugë”.

Sipas Ferhatit opozita e la popullin në mes të rrugës duke djegur mandatet, por është pjesë e mundësive për dialog sa i takon reformës zgjedhore.

“Kemi një opozitë legjitime në parlament dhe një opozitë që e la popullin në mes të rrugës duke djegur mandatet, por është pjesë e mundësive për dialog sa i takon  reformës zgjedhore dhe ka të njëjta mundësi dhe të drejta me anëtarë e komisionit. Në të njëjtën situatë janë edhe partitë opozitare.

Ne nuk tërhiqemi nga ftesa për dialog, mungesa e dialogut ka ardhur për efekt të opozitës së rrugës, mazhoranca dhe Kryeministri disa  herë ka kërkuar dialog me opozitën e rrugës, kjo ka ardhur për shkak të bojkotit të opozitës. Mundësia për dialog është gjithmonë, po nuk mund të jetë pafundësisht”.

E pyetur nëse mazhoranca mund ta bëjë këtë reformë me opozitën në Parlament Ferhati tha se, që në nisje të saj Kryeminsitri ka kërkuar përfshirjen e të gjithë aktorëve politikë, ndërsa apeloi që gjithkush që ka interes për të, të reflektojë me pjesëmarrjen

“Edhe pa ndodhur djegia e mandateve kur është ngritur komisioni i reformës, ne kemi parashikuar që pjesë e dialogut nuk do jetë mes aktorëve politikë, parlamentarë, pikërisht për t’iu përgjigjur interesit publik. Reforma zgjedhore një qëllimi kanë, është që zgjedhësve t’u kthehet besimi te sistemi zgjedhor. Qyetarët të ndihen që garanton të drejtën e votës.

Kryeminsitri ka qenë i pari për të përfshirë të gjithë aktorët politikë, nëse sa i takon faktit do ketë kohë apo jo, gjithkush që ka interes për reformën zgjedhore të fillojë të reflektojë me pjesëmarrjen”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!