Reforma zgjedhore, Balla: Çdo ditë e humbur është e çuar dëm

schedule12:12 - 19 Shtator, 2019

schedule 12:12 - 19 Shtator, 2019

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se çdo ditë e humbur për komisionin e reformës zgjedhore është e çuar dëm, duke iu referuar ftesës së Kryeministrit Rama për opozitën joparlamentare.

Në një deklaratë prë mediat Balla tha se është një kohë shumë e shkurtër po të kemi parasysh që nga miratimi deri te implementimi i Kodit Zgjedhor.

“Pas vetë dorëzimit nga ana e PD, LSI por edhe deputetë të zgjedhur nga lista e PD por që drejtojnë disa prej partive opozitare, është krijuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore, mundësia që i kemi dhënë PD për të krijuar një vend të posaçëm në reformën zgjedhore. Dhe ajo që tha Rama dje është shprehje e gatishëmrisë sonë sipas një tradite të konsoliduar dhe të jetë zëri apo kërkesat që burojnë nga aleatë.

Secila palë duhet të kuptojë që ne jemi kundërshtarë, por për rëndëisnë e reformës zgjedhore secila palë të sjellë këndvështrimet e veta që zgjedhjet e 2021 të zhvillohen sipas Kodit të ri Zgjedhor. Është një kohë shumë e shkurtër po të kemi parasysh që nga miratimi deri te implementimi i kodit zgjedhor. Çdo ditë e humbur për këtë ftesë të sinqertë është e çuar dëm. Ftesa, Tryeza e OSBE është një qasje për të kuptuar se çfarë artikulojnë një pjesë e partive të vogla. Ajo që është e rëndësishme në kuadër të një reforme zgjedhore të plotë lidhet me adresimet e OSBE ODIHR. Komisioni do punojë më intensitet për rekomandimet me qëllim që të kemi një qasje të plotë për një Kod Zgjedhor”.

Balla iu përgjigj edhe Partisë Demokratike sa i takon kushtit që Damian Gjiknuri të mos jetë pjesë e komisionit të reformës zgjedhore dhe  deklaratës së Damian Gjiknurit, i cili shprehu gatishmërinë për t’u larguar nga drejtimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore me qëllim që opozita të marrë pjesë. Ndërsa vlerëson Gjiknurin si një nga ekspertët më të mirë reformave shumë vjeçare zgjedhore në Shqipëri, ai thotë se në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet.

“Unë nuk jam dakord me këtë qasje të kujtdo që vendos kushte për palën tjetër. Gjiknuri është një ndër ekspertët më të mirë i reformave shumë vjeçare zgjedhore në Shqipëri. Është një eksperiencë e dobishme në funksion të mënyrës së përkthimit të kodit Zgjedhor. Unë nuk dua të hyj aspak në një debat pakuptim, në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!