Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi, e nisur një dekadë më parë, ka sjellë një ndryshim të thellë në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke theksuar se gjatë këtyre viteve janë evidentuar si rezultate, ashtu edhe dobësi e deformime.
Gjatë prezantimit të projektndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, Rama u shpreh se në vitin 2016 Kuvendi i Shqipërisë materializoi atë që ai e cilësoi si një nga aspiratat më të guximshme të programit të qeverisë për një “rilindje shqiptare”.
Sipas kryeministrit, ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 synuan shkëputjen e drejtësisë nga ndikimi politik, pas një periudhe të gjatë varësie të institucioneve të drejtësisë nga pushteti.
Mes tjerash, kryeministri e përmblodhi vlerësimin e tij për dekadën e reformës me një frazë: “Dhjetë vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë.”
“Dhjetë vjet më parë, në 2016, Kuvendi i Shqipërisë ktheu në akt aspiratën më të guximshëm të programit tonë për një rilindje shqiptare. Ndryshuam kushtetutën dhe ligjëruam çlirimin e drejtësisë nga pushteti politike pas një varësie kronike, që kishte zgjatur qysh nga themelimi i shteti shqiptar që nga 1912. Reforma në drejtësi e shembi ngrehinën e vjetër të pushtetit gjyqësor dhe ngrit një arkitekturë krejt të re.
Pas dhjetë vejtsh kemi parë, dëgjuar dhe mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës dhe dobësitë që dolën në përballje të realitetin. Kemi parë rezultate që dikur dukeshin të pamundura por as nuk imagjinoheshin dot, por kemi parë edhe dështime dhe deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve.
Megjithatë, përtej çdo vështirësi edhe peripecie. Barra e kthesës së madhe përmes reformës në drejtësia ia ka vlejtur të gjithë qiranë kur i thonë fjalës. Një fjali i përmbledh të gjitha të mirat e kësaj reforme, sa brutale aq dhe dobiprurëse: Dhjetë vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë”, tha ai.


