Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Referendum për reduktimin e deputetëve në Parlament, dalin rezultatet në Itali

schedule07:56 - 22 Shtator, 2020

schedule 07:56 - 22 Shtator, 2020

Qytetarët italianë  kanë votuar për të reduktuar numrin e deputetëve të parlamentit të vendit me më shumë se një të tretën, sugjerojnë rezultatet e votimit.

Më shumë se 67% e njerëzve votuan në favor të ndryshimit, sipas një parashikimi nga transmetuesi shtetëror RAI.

Numri i deputetëve në dhomën e ulët do të ulet nga 634 në 400. Senati gjithashtu do të zvogëlohet, shkruan abcnews.al.



Referendumi u iniciua nga Lëvizja Pesë Yje, pjesë e koalicionit qeverisës, i cili argumentoi se lëvizja do të ulte kostot.

Masa, e cila ul numrin e përgjithshëm të deputetëve dhe senatorëve nga 945 në 600, tashmë ishte dërguar nëpër parlament.

Por ajo duhej të mbështetej nga një referendum sepse ndryshon kushtetutën. Ndryshimet do të duhet të bëhen para zgjedhjeve të vitit 2023.

Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio, një figurë e vjetër e ‘Pese Yjeve”, e përshkroi rezultatin si “historik”.

“Ne mund të kthehemi të kemi një parlament normal, me më pak privilegje dhe 345 më pak vende,” tha ai.

Tetorin e kaluar, ‘Pesë Yje” tha se riorganizimi i parlamentit do t’i kursejë vendit 1 miliard € për 10 vjet.

Megjithatë kritikët argumentojnë se masa do të dobësojë demokracinë. Referendumi u mbajt së bashku me zgjedhjet rajonale. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!