Referendum për reduktimin e deputetëve e senatorëve në Itali, pjesëmarrja rreth 40%

schedule08:05 - 21 Shtator, 2020

schedule 08:05 - 21 Shtator, 2020

Miliona italianë që prej ditës së djeshme i janë drejtuar kutive të votimit për të shkurtuar numrin e përfaqësuesve të tyre në parlament dhe për të përcaktuar drejtimin politik të 7 rajoneve të vendit: Veneto, Puglia, Camagnia, Valled’Aosta, Toscana, Marche e Liguria.

Për shkak të pandemisë së Covid 19, këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen me rregulla strikte për ruajtjen shëndetit, në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, ndonëse ende nuk janë përfundimtare, pjesëmarrja në referendumin kushtetues për reduktimin e parlamentarëve është rreth 40%.

Sa i përket zgjedhjeve për këshillin rajonal, pjesëmarrja ka qenë rreth 41%.

Votimet do të jenë të hapura edhe gjatë ditës së sotme, nga ora 7:00 në 15:00.

Në zgjedhjet rajonale e komunale 2020 në Itali, kandidojnë dhe rreth 50 emigrantë shqiptarë të cilët janë aktivistë e përkrahës të forcave të ndryshme politike që kandidojnë në lista civile apo grupime politike.

/abcnews.al/