Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Realizohen 90 teste për COVID-19 në Vlorë

schedule10:10 - 5 Prill, 2020

schedule 10:10 - 5 Prill, 2020

E moshuara e cila tashmë ka lënë spitalin, e shëruar nga COVID-19 është një nga katër rastet e para që rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit në qytetin e Vlorës.

80-vjeçarja ishte shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të rënduar, por tashmë ndodhet në banesë.

Në katër rastet e para me COVID-19 janë tre persona të shëruar dhe një prej tyre vijon të qëndrojë në Infektiv.

Gazetari Elton Nika tha për abcnews.al se situata do të ndiqet edhe në vijim. 80-vjeçarja do të qëndrojë në shtëpi 14 ditët e ardhshme, ndërsa numri i të prekurve mbetet në 5.

“Në fillim ishin katër rastet e para të një familje, ndërsa rasti i 5 ishte gruaja e cila humbi jetën dhe u mësua se kishte histori udhëtimi.

Në Vlorë janë bërë mbi 90 teste ndaj personave që kanë shfaqur shenja të COVID-19, por vetëm 5 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Duket se rastet janë të izoluara”, raportoi gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!