Real Madridi e lë më pasoja Barcelonën, konfirmohet dëmtimi i De Jong

schedule14:21 - 25 Tetor, 2021

schedule 14:21 - 25 Tetor, 2021

“El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madrid përfundoi me fitoren e “Blankos”.

Pas humbjes kundër Reali, për Barçën vjen një lajm aspak i mirë. Lëndimi i Frenkie De Jong është serioz. Mesfushori holandez pati shfaqur probleme edhe parandeshjes, por trajneri vendosi ta aktivizonte atë në sfidën kundër Realit.

Në këtë mënyrë mesfushori i Barçës humbet ndeshjen me Rayo Vallecano të mërkurën, por me shumë siguri edhe atë me Alaves që zhvillohet ditën e shtunë.

De Jong ka luajtur titullarë thuajse në çdo ndeshje këtë sezon, me trajnerin Ronald Koeman që do i duhet të gjej zëvendësuesin e holandezit për sfidat e ardhshme. /f.a/abcnews.al