Real Madrid duhet të presë, Pogba edhe dy vite të tjera “djall”

schedule09:43 - 17 Tetor, 2020

schedule 09:43 - 17 Tetor, 2020

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, duket se do të vazhdojë të qëndrojë në “Old Trafford”, të paktën dhe për dy vite. Janë drejtuesit e “Djajve të Kuq” ata që kanë aktivizuar opsionin në kontratën mes palëve, e cila do ta mbajë francezin në klubin anglez deri në vitin 2022.

Ka qenë vetë trajneri Solskjaer që e ka konfirmuar këtë lajm në konferencën për shtypin në prag të transfertës së Newcastle. “Paul është lojtari jonë dhe do të qëndrojë këtu dhe për dy vite. Jam i sigurt se ai është fokusuar për të bërë maksimumin dhe ne duam të shikojmë versionin e tij më të mirë.

Mendoj se në sezonet e ardhshme ne do të nxjerrim formën e tij më të mirë”, deklaron norvegjezi. Kjo lëvizje e klubit anglez vjen pas një interviste të lojtarit, i cili u shpreh se një ditë ëndërron të luaj për Real Madridin. /abcnews.al