Real, fituesi i përjetshëm/ Champions, kampionët e Europës janë në çerekfinale

schedule12:27 - 13 Mars, 2025

schedule 12:27 - 13 Mars, 2025

Atmosfera nuk ishte vetëm e bukur, por edhe e tmerrshme. E tillë sidomos në përfundim të sfidës së madhe të Championsit, Atletiko-Real, me tifozët vendas të zemëruar nga eliminimi.
Publiku bardhekuq hodhi shishe e sende të tjera të forta ndaj lojtarëve kundërshtarë, ndërsa tensioni kishte arritur kulmin.

Atletiko, edhe pse luajti një ndeshje heroike, nuk mundi të shmangte atë që I ndodh gjithmonë, dështimin. Në çerekfinale janë kampionët e Europës në fuqi, edhe pse u deshën penalltitë.
Atletiko e nisi shkëlqyeshëm ndeshjen, shumë më mirë sesa mendonte kur shënoi që në minutën e parë nga Konor Galager.

Më pas loja ishte me Realin që mbajti topin dhe vendasit që rrezikuan në kundërsulm, por gol tjetër nuk pati. Karlo Ançeloti, që synon një tjetër trofe në Champions, foli shumë qetë pas suksesit.
Sinkron Anceloti

“Ndeshja ishte e vështirë si përherë. U ndërlikua edhe më shumë për shkak të golit që e pësuam pas një minute lojë. Më pas gjithçka ishte e qartë. Ata u mbrojtën dhe deshën të na kapnin në befasi në kundërsulm. Ne deshëm të ishim më efikasë, por ndeshja ishte e barabartë. Ndaj Atletikos është shumë e vështirë, sepse është një nga ekipet më të mirë në botë në mbrojtje. Ne humbëm penalltinë dhe ndeshja nuk u zhbllokua deri tek penalltitë. Dyshova vetëm për lojtarin që do gjuante penalltinë e pestë, por meqë Rydiger shënoi ndaj Sitit, zgjodhëm atë!”
Diego Pablo Simeone, u duk sikur po përjetonte një fatalitet të cilin e kishte parë shumë herë.

“Tifozët u kthyen në shtëpi të mërzitur për shkak të eliminimit. Ne donim të shkonim në çerekfinale, por nuk ia dolëm. Mund të ketë kritika se ndoshta ne mund të bënim më shumë, se përse nuk ia dalim asnjëherë, por unë dua t’u them atyre që të flenë të qetë. Ekipi dha gjithçka. Të gjithë kishim shpresë tqë vazhdonim rrugën tonë, por unë nuk mund të qortoj lojtarët e mi”.

“Agonike, – shkruan “Marka”, – Madridi kualifikohet pas penalltive. Dramatik anulimi I penalltisë së shënuar nga Alvarez! Fat mizor për Atletikon që kontrolloi ndeshjen!” “Të mbijetuarit, – është titulli I të përditshmes “AS”, me foton e Rydigerit pas kualifikimit, – Madridi kalon me penallti pas një dueli dramatik!” Reali ka pësuar vetëm një eliminim në Champions në gati 4 vjet, ndërsa synon trofeun e tretë në katër sezonet e fundit. Në çerekfinale përballë kampionëve do të jetë Arsenali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!