Reagon ministria e Shëndetësisë: Mjeku Arjan Pushi nuk ka ndërruar jetë

schedule17:01 - 29 Qershor, 2020

schedule 17:01 - 29 Qershor, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar lajmin për vdekjen e mjekut Arjan Pushi tek spitali Infektiv.

“Një sqarim lidhur nga pyetjet e shumta. Referuar sherbimit infektiv, lajmi i përhapur në disa media për mjekun është i pavërtetë”, sqaron ministria, shkruan abcnews.al.

Përpara këtij njoftimi zyrtar, mjeku Bernard Progni me anë të një statusi në rrjetet sociale njoftoi se mjeku Arjan Pushi kishte ndërruar jetë.

Ai shkruante se Pushi u dorëzua pas një beteje të gjatë në reanimacionin e Infektivit, ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve.

“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madho në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë.

Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”, shkruan në rrjetet sociale Bernard Progni./abcnews.al