Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dënon dhunën që nodhi në protestë. Është ky reagimi i ambasadës pas protestës që u zhvillua brenda dhe jashtë pranë parlamentit. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje të gjitha partive që tregojnë vetpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë”.
Është ky qëndrimi zyrtar i përfaqësisë së shteteve të bashkuara në vendin tonë. Në deklaratën për shtyp ambasada shpreh mbështetje ndaj të drejtës së qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme.
“Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi. Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”.
Duke iu referuar deklaratës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara së shpejti pritet të shihet krijimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë, e përfundon deklaratën ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë./abcnews.al