“Rapunzel” i jetës reale, gruaja nuk i pret flokët prej 15 vitesh për një qëllim

schedule14:33 - 21 Tetor, 2020

schedule 14:33 - 21 Tetor, 2020

Një 31-vjeçare gjermane është quajtur “Rapunzel” i jetës reale, e cila prej 15 vitesh nuk i ka prerë kurrë flokët. Stefanie Classen nuk ka në plan t’i shkurtojë flokët së shpejti por përkundrazi, dëshiron të realizojë ëndrrën e madhe për t’i rritur deri në dy metra.

Stefanie thotë që flokët e gjatë i ka shoqëruar gjithmonë me bukurinë. Ajo thekson se pjesa e vështirë për t’u kujdesur për flokët e saj është kur i duhet t’i thajë ato. “Kur u rrita, mora vendimin e ndërgjegjshëm për të ndaluar prerjen. Herën e fundit që shkova në parukeri ishte në 2005.”, thotë 31-vjeçarja.

I dashuri i saj, Ralph Kopitz, 29 vjeç, një teknik IT, bën të gjitha fotografitë e flokëve të saj që shfaqen në mediat e saj sociale - e cila tani ka më shumë se 2,000 ndjekës

“Shpresoj që deri në vitin 2020 teë jenë rritur deri në dy metra. Mendoja se do të ishte qesharake të arrije këtë qëllim. Pas kësaj, ndoshta do të shkoj në parukeri dhe t’i pres pak. Nuk dua të eci me flokët zvarritur nëpër dysheme përgjithmonë.”, shton Stefanie. /abcnews.al

Stefanie u takua me të dashurin e saj Ralph në një konventë komike në Dortmund, Gjermani, njëmbëdhjetë vjet pasi filloi të rritë flokët e saj

Stefanie lan flokët dy herë në javë dhe megjithëse larja është mjaft e lehtë, ajo e gjen tharjen e flokëve pjesën më të vështirë për t'u kujdesur për flokët e saj