Raportim për bombë, evakuohet kulla Eiffel në Francë

schedule12:57 - 23 Shtator, 2020

schedule 12:57 - 23 Shtator, 2020

Kulla Eiffel në Francë është evakuuar për një kërcënimi për bombë. Policia në Paris ka rrethuar zonën, ndërsa skuadrat e demontimit të bombave analizuan zonën.

Policia u alarmua pasi një person mori në telefon efektivët duke raportuar se një eksploziv ishte vendosur tek kulla, sipas mediave franceze.

Pa cituar burime, gazetari Amaury Bucco, i cili postoi foto të kordonit të policisë, pohoi në Twitter:

“Perimetri i Kullës Eiffel është i rrethuar, operacioni i policisë në vazhdim: një burrë bërtiti Allahu Akbar dhe kërcënoi të hidhte në erë gjithçka”.