Raporti i SHBA, Kim: Do të punoj më qeverinë dhe opozitën për të luftuar korrupsionin

schedule18:30 - 31 Mars, 2021

schedule 18:30 - 31 Mars, 2021

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi dje raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020 duke evidentuar edhe situatën në Shqipëri, ku problem kryesor mbetet përhapja e korrupsionit në të gjitha nivelet.

Në një postim sot në faqen zyrtare në Facebook, ambasada amerikane në Tiranë thotë se prokurorët në Shqipëri kanë bërë përparim në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsionit, por fenomeni është i përhapur.

Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA për të Drejtat e Njeriut për Shqipërinë për vitin 2020, vëren përparim të rëndësishëm nga prokurorët në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsionit por shqetësime të vazhdueshme mbi korrupsionin e përhapur; pavarësinë e gjyqësorit; kufizime në lirinë e të shprehurit dhe të medias; dhe pandëshkueshmërinë” shkruan ambasada. (lexo ketu raportin).

Ndërkohë që disa minuta më pas, ishte vetë Yuri Kim përmes një postimi në Twitter që theksonte se SHBA do të punojë më shumë se kurrë me qeverinë dhe opozitën për të luftuar korrupsionin.

Presidenti Biden & Sekretari Blinken kanë theksuar përparësinë e ripërtërirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftimin e korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare dhe globale.

SHBA do të punojë më shumë se kurrë me Shqipërinë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët e rregullt – në ndjekje të këtij prioriteti” mbyllet postimi./ db/ Abcnews.al