Rama: Turizmi, histori suksesi/ Kryeministri risjell raportin e KE: Shqiperia në vend të parë për turistët

schedule12:57 - 21 Korrik, 2024

schedule 12:57 - 21 Korrik, 2024

Shqipëria po shkruan histori suksesi në turizëm. Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama risjell raportin e Komisionit Evropian të Udhëtimeve, ku Shqipëria ka shënuar rritje me 86 përqind në aktivitetin turistik për pesë vitet e fundit, duke lënë pas Greqinë, Turqinë dhe dhjetëra vende të tjera.

Po ashtu, referuar raportit ndërkombëtar Shqipëria përgjatë 6 mujorit të parë të këtij viti renditet e para për numrin e vizitorëve krahasuar me shtetet e tjera të Europës.

Kreu i qeverise njoftoi këtë javë se vendi ynë po përballet me disa sulme në rrjete sociale, të cilat synojnë dëmtimin e imazhit të turizmit shqiptar, në kulm të këtij sezoni.

Raporti i fundit i Komisionit Europian pason artikujt e mediave prestigjioze ndërkombëtare dhe jehonën e suksesit.

“Ja dhe klasifikimi i komisionit europian të udhëtimeve që tregon mbi bazën e fluksit të hyrjeve në vendet e europës, rritjen ose rënien e prurjeve të turistëve në secilin nga vendet, ku Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!