Raporti i KE: Kërkesat për azil nga shqiptarët për të katërtin vit në rënie, edhe 2020 nis me ulje

schedule18:04 - 10 Korrik, 2020

schedule 18:04 - 10 Korrik, 2020

Komisioni Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë. Në konkluzionet e këtij raporti kërkohet rritja e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, krimit të organizuar, ndalimi i fenomenit azilit dhe terrorizmit.

Në raport trajtohet fillimisht fenomeni i azilkërkuesve, ndërsa thuhet se numri “i kërkesave të pabaza” për azil në vendin tonë, vijon të jetë burim shqetësimi. Po ashtu kërkohet një angazhim më i  fortë të autoriteteve shqiptare.

Thuhet po ashtu se ky fenomen në 4 vitet e fundit ka ardhur në ulje, ndërsa në 2019 ka pasur 5% më pak se në 2018 aplikime.

“Migrimi i shtetasve shqiptarë vazhdon të jetë më i larti nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Numri i kërkesave për azil të paraqitur nga shtetasit shqiptarë në Shengen vazhdoi të ulet për vitin e katërt me radhë, me 18.555 aplikime të paraqitura në vitin 2019 krahasuar me 19.615 aplikime të paraqitura në 2018. Kjo paraqet një rënie prej 5%. Në tremujorin e parë të vitit 2020 u raporton 2,895 kërkesa për azil, 44% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Lexo edhe: KE publikon raportin: Hetoni korrupsionin në nivele të larta, merrni masa për emigrimin e paligjshëm

Ka pasur edhe një ulje të nivelit të kthimit. Kërkesat e pabaza të azilit të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në shtetet anëtare të BE-së mbeten një çështje që kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe thelbësore nga autoritetet shqiptare. Shqipëria ka forcuar përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për të drejtat dhe detyrimet e regjimit pa viza, si dhe gjobat për shkelje të këtyre detyrimeve”.

Po ashtu, KE sjell në vëmendje edhe kërkesën e Holandës për pezullimin e vizave për Shqipërinë vitin e kaluar.

Komisioni konsideroi se rrethanat për të vendosur mekanizmin e pezullimit të vizave për Shqipërinë nuk përmbushen“, shkruhet në Raport.

Sa i përket situatës së kriminalitetit në vend, lidhur edhe me çështjen e Holandës, në raport thuhet:

Grupet e krimit të organizuar që flasin shqip janë veçanërisht aktivë në një gamë të gjerë veprimtarish kriminale në BE, megjithëse ato nuk mund të lidhen me Shqipërinë ose me vetëm shtetasit shqiptarë“. Një vend në raport zë edhe Anti Normativ anti-KCK që miratoi qeveria. “Në janar të vitit 2020, qeveria shqiptare miratoi një paketë legjislative për të prezantuar masat parandaluese për të forcuar luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke u përqendruar në veçanti në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale“.

Raporti i plotë këtu: Raporti-KE

Raporti u publikua nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca në llogarinë e tij në Twitter. /abcnews.al/