Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë urimit për ndërrimin e viteve vendosi prioritetet për 2018. Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se në 2018 qeveria e tij do të punojë më shumë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me një gotë verë në dorë ka uruar gjithë qytetarët e vendit për vitin e ri 2018. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit vendosi prioritetet për 365 ditët e ardhshme.
Gjithashtu një urim për ndërrimin e viteve ka ardhur edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Ndërkohë edhe shumë drejtues partish e funksionarë të tjerë të Kosovës kanë uruar qytetarët për vitin e ri 2018./abcnews.al