Ramës “nuk i del inati”, deklaratë tjetër për Bullgarinë: Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por i japin dorën

schedule11:12 - 24 Qershor, 2022

schedule 11:12 - 24 Qershor, 2022

Kryeministrit Rama me sa duket “nuk i del inati” pas deklaratës së ministrisë së Jashtme bullgare i cila i kërkon që të marrë parasysh mënyrën e të shprehurit. Pasi iu përgjigj kësaj deklarate, kryeministri Rama përmes një reagimi të dytë i kujton Bullgarisë së miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, pro i japin dorën.

“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër me  Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”, shkruan Rama. 

Në deklaratën e parë, Rama i kujton Bullgarisë që të heqë VETO-n, ose në të kundër do të duhet ta durojë.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Merreni qetë miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”, shkruan Rama.

Ministria e Jashtme bullgare në reagimin e saj shkruante se pret që Rama  të marrë parasysh mjetet e  tij shprehëse dhe të flasë me një gjuhë që i përshtatet një politikani./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!