Rama: Zoti në tokë do ishte infermier, ndërsa djalli në parlament

schedule21:07 - 10 Maj, 2018

schedule 21:07 - 10 Maj, 2018

Kryministri  Edi Rama gjatë fjalës së tij në kongresin e parë të infermierisë tha se nëse Zoti do të ishte në tokë do ishte infermier, ndërsa djalli në tokë do ishte në parlament. Nga ana tjetër, Rama i premtoi infermierëve rritje page brenda këtij viti.

Zoti në tokë do ishte infermier, ndërsa djalli do ishte në parlamentKështu iu drejtua infermierëve kryeministri Edi Rama në kongresin e parë të mbajtur në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka ditur të rrëmbejë duartrokitjet e infermierëve me një thënie të Papa Françeskut. Nga ana tjetër, ai politikën e ka cilësuar si djall, e  cila veç të gërryen shumë nga vetja.

“Padashur të konkurroj me thënien e jashtëzakonshme të Atit të Shenjtë, unë dua t’ju përshëndes, duke ju thënë se nëse Zoti do ishte në tokë, do ishte infermier. Nëse djalli do ishte në tokë, do ishte në Parlamentin tonë. Kur trajton një sëmundje, ti ose fiton, ose humb. Por kur trajton një njeri, është e sigurt që ti vetëm ke fituar. E në një kuptim është bekimi i profesionit tuaj, që ju trajtoni shumë njerëz në vit dhe vetëm fitoni. Është mallkimi i punës time që, sado që unë përpiqem të trajtoj ata të species time, vetëm humbas”.

Rama theksoi se sistemi shëndetësor nga 2013-a ka pësuar ndryshime jo vetëm në shërbime, por edhe ne rritje  page, por premtoi se infermierët do të kenë një tjetër rritje page brenda këtij viti.

“Sepse, nëse i referohemi të djeshmes në të gjitha aspektet, edhe në shërbimin shëndetësor, ne mund të themi që kemi bërë jashtëzakonisht shumë, por, nëse i referohemi të nesërmes, ne duhet të themi që nuk kemi bërë asgjë akoma. E kishit taksën mbi rrogën 10%, sot e keni shumë herë më  të ulët. Sot, unë mund t’ju them që këtë vit, ne do bëjmë çmos që ta rrisim përsëri pagën tuaj. Për disa arsye, por njëra është sepse shumica juaj janë gra dhe sa më shumë të rrisim pagat e grave, aq më mirë shikojnë punët me llogaritë në familje”.

Rama theksoi se në shëndetësi do të krijohet një portal i posaçëm për punësimin e infermierëve. Portali nuk do jetë më një mekanizëm, por ligj dhe do bëjë që emërimet në punë të mësuesve dhe të infermierëve, që nuk i vendos më askush, asnjë parti politike, përveç pikëve që secili merr vetë. Gjithashtu Rama tha se ne jemi angazhuar dhe kemi garantuar financimin për ndërtimin dhe rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në rang vendi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!