Rama zbulon emrin e aeroportit të Kukësit

schedule22:31 - 8 Prill, 2021

schedule 22:31 - 8 Prill, 2021

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit do të quhet “Zayed-Flatrat e Veriut”. Emrin e ka zbuluar vetë kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme.

“Aeroporti Ndërkombëtar Zayed – Flatrat e Veriut Kukës” shkruan kreu i qeverisë, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një video nga aeroporti.

Ministrja e Infrastrukturës Balluku tha pak ditë më parë që fluturimi i parë, që pritet që të jetë nga Londra, do të bëhet në 18 Prill, 7 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare./ Abcnews.al