Rama zbulon detaje nga vizita në Budapest: Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán

schedule12:24 - 7 Qershor, 2021

schedule 12:24 - 7 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare në Hungari. Në një postim në Facebook, Rama bën të ditur se është ftuar nga kryeministri Viktor Orbán, për një vizitë pune. Fokus i këtij takimi do të jetë bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit evropian.

“Budapest – Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur🤝,” shkruan Rama, ndërsa ka postuar edhe një foto duke zbritur nga avioni.

Kreu i qeverisë ka planifikuar gjithashtu vizitë edhe në Rumani e Bullgari. g.v/abcnews.al