Kryeministri Edi Rama sot zhvilloi një bisedë online me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, që e njoftoi i pari përmes një postimi në Twitter. Më pas ishte, kreu i qeverisë shqiptare që dha detaje nga biseda, ku në fokus ishte integrimi, shengeni rajonal, por edhe investimet në Ballkan.
“Një bashkëbisedim si gjithnjë miqësor, i hapur, interesant me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun e çmuar, Charles Michel, një mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor.
Folëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, si hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit pas çeljes së negociatave; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE” shkruan Rama.
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel theksoi se konferenca e parë ndërqeveritare për negociatat do të zhvillohet pas miratimit të kornizës./ db/Abcnews.al